NATO: Situata në Kosovë mbetet e brishtë dhe mund të ndryshojë shpejt | VIDEO

Sarajevë, Prishtinë 20 mars 2014-NATO-ja ka konfirmuar se do të vazhdojë të vëzhgojë situatën në Kosovë dhe të jetë e përgatitur për të ndihmuar përgjegjësin e parë dhe të dytë për sigurinë, që është Policia e Kosovës, përkatësisht EULEX-i.
Shefi i komandës së forcave të përbashkëta aleate, gjenerali Leonardo Di Marco, ka thënë të enjten në Sarajevë se situata në Kosovë mbetet e brishtë dhe mund të ndryshojë shumë shpejt.
“Krahasuar me vitin e kaluar, ka më pak probleme; ka probleme të shkallës më të vogël dhe ndëretnike, si dhe dhunë të lidhur me krimin”-tha ai.
Di Marco shtoi se NATO po sheh gjithnjë e më shumë stabilitet në Kosovë:
“Policia e Kosovës, si përgjegjësja e parë, ka treguar përmirësim të performancës”. / Illyrianpress