Iniesta e perserit - `Do ta fitojme luften ne Madrid` |VIDEO

Andres Iniesta beson se Barcelona mund ta fitojë përballjen e të dielës kundër Real Madridit dhe ta ngushtojë diferencën e pikëve në krye të La Ligas.
Dy gjigantët e futbollist spanjoll dhe botëror do të ndeshen në Santiago Bernabeu dhe katalunasve do t’u shërbente fitorja, pasi janë katër pikë prapa liderit.

Këtë javë, Blaugranët e shkelën Osasunan me rezultat 7-0 dhe ky triumf do t’u shërbejë si motivim për derbin e madh.

“Tash vjen ndeshja më e vështirë e sezonit, por njëherësh edhe më e bukura”.

“Duam që të bëjmë diçka të mirë në Bernabeu dhe besojmë se mund të fitojmë atje”.

“Takimi Madrid-Barca është një luftë në futboll, por ajo që ka ndodhur në të kaluarën, i ta kon të shkuarës”, ka deklaruar mesfushori për Sport. /Telegrafi/